Interesim i ulët i moshave 12-18 vjeç për vaksinim

Ka kohë që Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë ka miratuar vaksinimin anti-COVID për fëmijët e grupmoshës nga 12 vjeç, mirëpo në qendrën e vaksinimit në Gjakovë thonë se interesimi për tu imunizuar është mjaft i ulët.

Secili fëmijë duhet të vaksinohet me kërkesë dhe vullnet të prindit apo në prani të kujdestarit ligjor ka shtuar mes tjerash Berisha mirëpo që këta të fundit nuk janë përgjigjur fare në kërkesën drejtuar atyre lidhur me vaksinimin e fëmijëve.

Kujtojmë që profesionistet shëndetësor e rekomandojnë një gjë të tillë vazhdimisht pasi që vaksinimi tek fëmijët ndikon dukshëm në mbrojtjen e përgjithshme të shëndetit publik.

Read Previous

Shisha baret që nuk janë konform rregullores do të mbyllen në mars

Read Next

Nga nesër pritet të rrisin çmimin e biletës së autobusit të gjitha linjat Gjakovë-Prishtinë