Interesim i madh për ta nënshkruar peticionin e PSD-së për faljen e gjobave

Numër i madh i qytetarët të shtunën kanë nënshkruar peticionin e iniciuar nga Partia Socialdemokrate kundër gjobave të shqiptuara gjatë pandemisë.

Nol Nushi nga kjo parti ka bërë të ditur se dje për vetëm pesë orë janë mbledhur mbi 1000 nënshkrime, veç në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.  

Ai ka paralajmëruar se nënshkrimi i peticionit do të vazhdojë edhe në komuna e tjera të vendit.

Sipas tij, nëse vazhdohet me këtë interesim të madh të qytetarëve për 10 ditë do të mbledhin nënshkrimet e nevojshme në mënyrë që të procedojnë për në Kuvendin e Kosovës./Ekonomiaonline

Read Previous

Qeveria: S’do të ketë asociacion një-etnik

Read Next

Gjakovë, vetëm një rast me COVID-19