Inter – PSG

Tani është zyrtare! PSG është kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampionëve , ku do të përballet me Interin. 

Ndeshja e dytë gjysmëfinale midis PSG-së dhe Arsenalit përfundoi 2-1 në favor të parisienëve. Ndeshja përfundoi 3-1 në total. 

Në gjysmëfinalen e dytë midis Barcelonës dhe Interit, ishin Nerrazurrët ata që fituan me rezultatin e përgjithshëm 7-6. Ndeshja e kthimit përfundoi 4-3, me Interin që rrëmbeu një fitore në kohën shtesë. 

Pas nëntë muajsh beteje të fortë midis 36 klubeve, më në fund jemi tek dy të fundit. Është një finale, Itali-Francë. 

Finalja e Ligës së Kampionëve të vitit 2025 do të luhet më 31 maj në Mynih. /Telegrafi/  

Read Previous

Britania zbulon planet për eksperimente gjeoinxhinierike në shkallë globale

Read Next

Turqia bllokon llogarinë në X të kryetarit të burgosur të Stambollit, Imamoglu