Inteligjenca ushtarake ukrainase shkatërron sistemin kundërajrore rus

Sistemi raketor kundërajror rus Osa, është identifikuar dhe shkatërruar nga njësia Kryla e inteligjencës ushtarake ukrainase.

Kostoja e një sistemi të tillë të automatizuar kap vlerën e dhjetë milionë dollarëve, transmeton Telegrafi.

“Kostoja e dronit të përdorur për ta shkatërruar Osan është vetëm disa qindra dollarë”, u tha nga inteligjenca ushtarake ukrainase.

Sistemi Osa është dizajnuar për të mbrojtur tanket dhe pajisjet tjera në fushëbetejë, por kësaj radhe kishte dështuar.

Në videon e publikuar më poshtë të filmuar me dron, shfaqet Osa në një zonë malore dhe momenti kur goditet nga droni kamikaz dhe hidhet në erë. /Telegrafi/

Read Previous

Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Gjakovë, grupi A-pozitiv, më vështirë për t’u siguruar

Read Next

Kurti: Rritje prej 20% e pensioneve për veteranët e luftës, nga janari 2025