Intelektuali Xhevat Koshi festoi 90 vjetorin e lindjes

Shoqata e Intelektualëve Jakova ka organizuar akademi për të nderuar punën dhe veprën e intelektualit, Xhevat Koshi, në 90 vjetorin e tij të lindjes. Familjarë, miq dhe akademikë nga Gjakova dhe jo vetëm kishin ardhur për t’i dhënë mirënjohjen intelektualit, Koshi. Në emër të shoqatës së intelektualëve Jakova, profesori Ruzhdi Sefa bëri një përmbledhje të veprimtarisë së profesorit.

Një nga bashkëpuntorët e Xhevatit ishte edhe Malush Tullumi, i cili foli për kujtimet shumta që kanë pasur, duke veçuar fillimet kur janë njohur.

Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, teksa uroi për 90 vjetorin , vlerësoi punën e jashtëzakonshme të Xhevat Koshit në arsim.

Të gjithë ata që patën nderin të punojnë e ta njohin profesorin patën fjalë miradije për të.

Një jetë në shërbim të arsimimit shqip, nën këtë moto, Shoqata e Intelektualëve Jakova ndau mirënjohje, Profesor, Xhevat Koshit, për kontributin e tij të pashoq.

Xhevat Koshi është ndër figurat më të çmuara të Gjakovës, me të cilin do të mburremi përherë, u tha nga të pranishmit.

Read Previous

Adoleshentja përballet me arushën për t’i mbrojtur qentë e saj (VIDEO)

Read Next

953 biznese kanë aplikuar për falje të ndëshkimeve në ATK