Insiston Zeqiri: S’jam duke menduar për zgjedhje të reja – po e konsolidoj kabinetin

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se edhe sot po vazhdon ditën me aktivitete dhe konsolidimin e kabinetit të tij.

Ai tha se vazhdon t’i qëndrojë deklaratës së tij se është kundër zgjedhjeve të reja.

“Edhe sot po vazhdojmë me disa takime për konsolidimin e kabinetit. Unë nuk dua të bie ndesh me ligjin, për t’u shpallur zgjedhjet e reja duhet të ketë njëfarë arsye, por për momentin s’jam duke menduar për këtë gjë”, tha Zeqiri

Kujtojmë se kërkesa për zgjedhje të reja në veri erdhi nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ndërsa i gatshëm për to u shpreh edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti. /Klankosova.tv

Read Previous

Protesta e së hënës në Zveçan, Policia: 70-80 persona të dhunshëm sulmuan zyrtarët policorë, po hetojmë

Read Next

Blinken: S’ka armëpushim në Ukrainë pa tërheqje të Rusisë