Hallin që e kanë tash e disa vite nuk hezitojnë ta ndajnë edhe para kamerës së mediumit tonë. Këta janë banorët të cilët jetojnë në paralagjen Brekoc të qytetit të Gjakovës, përkatësisht në rrugën që mbanë emrin “Shote Galica”. Kaos, kështu po e përshkruajnë situatën aktuale në këtë lagje, që sipas tyre po shkaktohet si rrjedhojë e mungesës së infrastrukturës.
Përmes telefonit ne kontaktuam edhe drejtorin e shërbimeve publike, Shkumbin Kastrati.
Mungesa e kolektorit për ujra të zeza, ndriçimit publik dhe infrastrukturës janë disa nga problemet që i theksuan banorët, të cilët po kërkojnë zgjidhje për brengat e tyre.