Me synim vetëdijësimin e qytetarëve rreth të drejtave të njeriut, përgjegjësisë së institucioneve dhe rrugët e drejtësisë që ata duhet të ndjekin në raste nevoje, u mbajt takimi “Bashkëpunimi Ndërsektorial Për Qasje në Drejtësi” në kuadër të projektit “Aktiviteti për drejtësi” organizuar nga USAID. Në këtë tryezë diskutimi morën pjesë përfaqësues nga institucione, shoqëria civile dhe qytetarë. Mes tjerash u tha se njohja e popullit me bazat e drejtësisë është e nevojshme dhe mund të arrihet përmes projekteve të tilla.
Nga të tjerët u tha se takime të tilla informuese ju shërbejnë edhe në profesionet e tyre që të ju dalin në ndihmë qytetarëve.
Poashtu u apelua për aktivizëm dhe edukim më të madh të popullatës ngaqë siq u tha, mos-dijenia se në cilat institucione përkatëse duhet të referohen për t’i paraqitur problemet e tyre vazhdon të mbetet vështirësi për ta.