28 korriku shënon Ditën botërore kundër hepatitit. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë 171 mijë persona vdesin në vit nga pasojat e virusit kronik hepatitit B ose C. Qëllimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit dhe e informimit të popullatës për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Ekipi i Tv Syri bashkëbisedoj me infektologen Teuta Shala për t’u njohur më shumë rreth sëmundjes së hepatitit.
Infektimin me hepatit mund ta parandalojmë nëse kemi kujdes në higjienë ka shtuar tutje doktoresha.
Theksojmë se statistikat në nivel global tregojnë se 80% e të infektuarve me hepatit B dhe C nëse nuk trajtohen mund ta dërgojnë mëlqinë drejt disa komplikimeve edhe më të mëdha e për këtë na tregon doktoresha Zana Tafarshikun Tarani specialiste e gastroenterohepatologjisë.
Në Ditën botërore të hepatitit, në mbarë botën zhvillohen aktivitete të cilat në fokus kanë parandalimin e hepatitit.