Në fund të muajit janar, kompania lider në shërbimet digjitale “Inetum Consulting” i prezantoi kryeministrit shqiptar Edi Rama udhërrëfyesin digjital franko-shqiptar, i cili e miratoi atë.
Më 11 mars, ndërkaq u mbajt një seancë plenare për prezantimin e studimit, në prani të të gjithë aktorëve privatë dhe publikë shqiptarë dhe francezë.
Qëllimi është pozicionimi i Shqipërisë si një lojtar kyç i Inteligjencës Artificiale (AI) deri në vitin 2030, tregon Emmanuelle Payan, Drejtore e Përgjithshme e Inetum Consulting për Albanian Post.
Sipas saj, propozimi i parë është zhvillimi i një Fabrike të AI-t brenda administratës publike në Shqipëri.
Ndërsa, ai përfundimtar fokusohet në zhvillimin e infrastrukturës digjitale të nevojshme për të përmbushur nevojat kompjuterike në rritje të shpejtë të nxitura nga AI.
Drejtoresha e Përgjithshme e Inetum Consulting zbulon tri shtylla kryesore gjatë intervistës me AP-në, të cilat do të përshpejtojnë pozicionimin e Shqipërisë si një lojtar kyç në skenën evropiane të AI-t./ap/