NCIDENTET KRIMINALE
KEQPËRDORIM I BESIMIT & MASHTRIM
Rahovec 25.07.2022 – 08:15. Pas një pune hetimore me 05.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se fillimisht nga viktima mashkull kosovar e kishte huazuar një veturë me targa vendore e më pas të njëjtën veturë ia kishte shitur viktimës tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
ARMËMBAJTJE PA LEJE & PËRDORIM I ARMËS
· Fsh. Drenoc, Malishevë 05.08.2022 – 06:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri. Njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar: një (1) AK 47 me një karikator dhe njëzet e shtatë fishekë, një revole me një karikator dhe një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
· Fsh. Javiq, Malishevë 05.08.2022 – 07:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se gjatë një ahengu familjar kanë shtënë me armë zjarri. Njësitë policore gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore: një revole me gaz, një karikator, tetë fishekë dhe katërmbëdhjetë gëzhoja. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
FALSIFIKIM I PARASË
Rr. Gasper Karaqi, Gjakovë 05.08.2022 – 11:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar deri më tani i pa njohur, ka furnizuar veturën me derivate dhe pagesën e ka kryer me një kartëmonedhë prej 500 € e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga njësitë policore kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore, rasti vazhdon të hetohet.
RASTET TJERA – NGJARJET:
VETAKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA
Fsh. Fshaj, Gjakovë 05.08.2022 – 02:15. I dyshuari mashkull kosovar ngasësi i veturës duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizjes, humb kontrollin mbi automjetin e tij dhe përplaset për mbrojtëse të urës. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale, lëndime pësojnë i dyshuari i cili pas tretmanit mjekësor lirohet në shtëpi, ndërsa dy personat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime të rënda trupore janë dërguar në QKUK. Me urdhër të prokurorit rastin shkon në procedurë të rregullt.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
PKK. Merdare 05.08.2022-16:50. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.