“In Tune” hap dyert për të gjithë artdashësit

Për shumë fëmijë e të rinjë që synim e kanë avancimin në artin muzikor tashmë në Gjakovë është hapur një shkollë me standarde evropiane. Një ambient i mirëmenduar ku kreativiteti mbërthen secilën hapësirë të kësaj godine arsimore. ‘In Tune’ është shkolla që ka hapur dyert me qëllim që të ushqejë me pasionin për artin të  gjithë ata që kanë dëshirë  të zgjerojnë aftësitë e tyre apo të zbulojnë talentin. Dalvin e Dionis Mamusha në mbrëmjen e së enjtes solemnisht mirëpritën të gjithë ata që shfaqën interesim për t’i vizituar nga afër ambientet e kësaj shkolle.

“In Tune” është një shkollë multifunksionale, e ideuar me një standart të lartë. Kështu thanë disa prej atyre që ishin prezent e që  janë të njohur në fushën e artit.

Kjo shkollë mund të jetë ogur i mbarë i një karriere të sukseshme, këtë përshtypje ndanë të tjerë të pranishëm.

Kuadrot e përzgjedhur do t’i përkushtohen maksimalisht çdokujt që shpreh interesim për të qenë pjesë e shkollës në të cilën  çdo invidië mund të përzgjedh të praktikojë në instrumentet muzikore dhe aktivitete të tjera relaksuese.

Read Previous

KEDS do të angazhojë mbi 1000 punëtorë për zgjedhjet lokale

Read Next

Shënohet java e njeriut me shkop të bardhë në Gjakovë