Imagen 3: Gjeneruesi i ri i Google që sjell fotorealizëm të nivelit tjetër

Gjeneruesi më i fundit dhe më i fuqishëm i imazheve nga Google, i quajtur Imagen 3, premton të ofrojë “një nivel edhe më të lartë fotorealizmi.”

Google gjithashtu deklaroi se Imagen 3 do të sjellë “përputhje më të mirë me udhëzimet” dhe “më pak elemente shpërqendruese” krahasuar me versionet e mëparshme.

Ky gjenerues mbështet një gamë të gjerë stilesh, nga arti digjital klasik deri te ai modern, dhe është i disponueshëm për këdo që përdor Google Gemini, edhe pa pasur nevojë për abonim.

Ndryshe nga disa gjenerues të tjerë të imazheve me AI, Imagen 3 krijon vetëm një imazh për çdo kërkesë – gjë që mund të shihet si avantazh apo disavantazh. Rezolucioni i imazheve të gjeneruara është 2048×2048.

Programi është testuar: imazhi i publikuar më poshtë është krijuar nga Gemini AI (Imagen 3), ku u kërkua që të gjeneronte një imazh që përfaqëson AI-në. /Telegrafi/

Read Previous

Elon Musk prezanton “Cybercab”

Read Next

Bislimi: Qeveria e Kosovës do t’i qëndrojë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës