IKD: Ministria e Drejtësisë është njëra nga institucionet më aktive në zbatim të programit legjislativ

Qemajl Marmullakaj, menaxher i programit në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se sipas vlerësimit të IKD-së, Ministria e Drejtësisë mund të konsiderohet njëra nga institucionet më aktive në zbatim të programit legjislativ të saj.

Këtë deklarim, Marmullakaj e bëri gjatë prezantimit të raportit “Qeveria në mes të planifikimit dhe zbatimit”, në tryezën e organizuar nga IKD me përkrahje të Rockfeller Brother Fund, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë ka pasur pesë qëllime strategjike, të ndara në 26 objektiva operacionale, që zbatohen nëpërmjet rreth 80 aktiviteteve të planifikuara, ku 61 prej tyre janë planifikuar të zbatohen në vitin 2021.

“Nga monitorimi i IKD-së del se Ministria e Drejtësisë ka arritur zbatimin e 34 apo 54% e aktiviteteve të planifikuara, ndërsa 28 aktivitete apo 46% e tyre nuk janë zbatuar dhe janë bartur për vitet pasuese”, tha Marmullakaj. /BetimipërDrejtësi

Read Previous

27 mijë shqiptarë ikën zyrtarisht në 3 vjet drejt Gjermanisë

Read Next

Krimet ruse në Bucha, Zelensky flet sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së