I ngrihet aktakuzë pasi gjuajti me armë ndaj një personi shkak i një mosmarrëveshjeje

Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet P.B., për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
I pandehuri me inicialet P.B., me datë 20.12.2024, rreth orës 09:30 minuta, rruga “D” Brekoc – Gjakovë, me
dashje dhe me armë zjarri ka tentuar të privojë nga jeta këtu të dëmtuarin Gj.B., ashtu që si shkak i një mosmarrëveshjeje pronësorë të mëhershme, e cila mosmarrëveshje ka vazhduar edhe ditën kritike, kur i dëmtuari shkon të bisedojë me të pandehurin që të merren vesh, pasi të njëjtit takohen tek rrethoja e oborrit të të pandehurit. Fillimisht fjalosen dhe për një moment i pandehuri nxjerr nga brezi pistoletën e llojit Sig Sauer e kalibrit 9×19 mm, kur i dëmtuari i vëren armën të pandehurit fillon të largohet me vrap, e gjatë ikjes i pandehuri nga prona e tij, hip në themelin e rrethojës e mbi rrethojë në një distancë rreth 3 metra ka shtënë në drejtim të të dëmtuarit, ku e godet në regjionin e poshtëm të shpinës.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale të cilat i vihen në barrë.

Read Previous

Pensionohet drejtori i shkollës “Fan Noli”, Smajl Haziri

Read Next

1 muaj paraburgim ndaj të pandehurit R. P.