I kërkuari për sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan ndalohet për 48 orë

Policia e Kosovës ka njoftuar se serbi i arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023, është dërguar në mbajtje.

I dyshuari pas arrestimit është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar.

Ndaj tij, prokurori i Prokurorisë Speciale ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe brenda afatit ligjor pritet të ushtrohet edhe kërkesa për masën e sigurisë.

Serbi i arrestuar dyshohet për veprimtari kundër kushtetuese, me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, sulm ndaj personit zyrtar dhe pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm.

Kujtojmë se në maj të vitit të kaluar, marrja e mandatit nga kryetarët shqiptarë në veri u përcoll me protesta të banorëve lokalë, që kulmuan në dhunë më 29 maj në Zveçan, kur protestuesit dhe pjesëtarët e KFOR-it, u përleshën./Sinjali/

Read Previous

FSK do të jetë pjesë e ushtrimit ndërkombëtar “Efes 2024”

Read Next

Siljanovska zyrtarisht presidente e Maqedonisë së Veriut