I gjenden armë e municione në shtëpi, arrestohet një i dyshuar

Policia në Istog me datë 10.04.2024, ёshtё njoftuar se nё fshatin Carallukë njё person ёshtё duke gjuajtur me armё zjarri.

Bëhet e ditur se policia menjёherё iu ёshtё pёrgjigjur vendit tё ngjarjes, aty ka kontaktuar tё dyshuarin, i cili deklaroi se posedon njё armё tё gjatё.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, ёshtё bёrё bastisja e shtёpisё dhe objekteve pёrcjellёse tё personit tё dyshuar 21-vjeçar me inicialet A.A.

Tek i njëjti janё gjetur dhe sekuestruar:

  • Njё pushkё automatike (mitraloz)
  • Njё karikator i rrumbullakët
  • Njё fishek kalibër i panjohur
  • Dy gёzhoja
  • Njё pistoletё
  • Njё karikator
  • Njё pistoletё

Sipas organeve të rendit, i dyshuari pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit u ndalua pёr 48 orё. /Klankosova.tv/

Read Previous

Pioli: Nuk jemi shumë larg Realit dhe Man City-t

Read Next

Kalon në seancë të mbyllur procesi gjyqësor për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva