I dha 50 euro ryshfet policit

Në pikëkalimin kufitar në Vërmicë është arrestuar të enjten një shtetase e Shqipërisë. 

Policia ka thënë se ajo i ka dhënë ryshfet zyrtarit policor aty. 

“Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit të dokumenteve në Pikën e Kalimit Kufitar, i ka dhënë 50 euro ryshfet zyrtarit policor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./koha.,net/

Read Previous

Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël i shikuesve në historinë e “Gjelave”

Read Next

Trump po kompleton me shpejtësi kabinetin