Hyn në fuqi udhëzimi për regjistrimin e kafshëve

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se që nga data 04 shtator ka hyrë në fuqi udhëzimi administrativ, i cili obligon të gjithë operatorët ekonomik dhe personat fizik të cilët merren me mbarështimin e kafshëve shoqëruese si qen e mace, të regjistrohen në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Udhëzimi përcakton kushtet teknike dhe profesionale që duhet të plotësohen nga subjektet private të cilat në fushë veprimtarin e tyre, merren me mbarështimin e kafshëve shoqëruese të destinuara për mbajtje, dhurim dhe shitje”, thuhet në njoftim. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës kërkon nga personat fizik dhe operatorët ekonomikë që deri me datë 30.10.2024 të regjistrohet macet dhe qen me regjistrim licensimi. “AUV kërkon të bëni aplikimin deri me datë 30.10.2024, bazuar në kriteret e përcaktuara me këtë akt ligjor do të bëhet vlerësimi nga i cili pason regjistrimi-licencimi”, thekson AUV.

Gjithashtu bëhet e ditur se mos aplikimi konsiderohet si punë në kundërshtim me rregullin ligjor

“Mos aplikimi i juaj konsiderohet se jeni duke punuar në kundërshtim me rregullin ligjor, veprim i cili është i sanksionuar me ligj. Qëllimi primar i nxjerrjes se këtij udhëzimi është respektimi i kushteve të mirëqenies se kafshëve dhe ne anën tjetër krijimi i një klime të favorshme biznesi për ketë kategori të veprimtarisë. Për të gjitha janë përcaktuar rregullat e njëjta për të qenë të barabartë ne treg”, thuhet tutje në njoftim. /21Media

Read Previous

45 vite më parë Shën Nënë Terezës iu dha Çmimi Nobel për Paqe

Read Next

Kurti bisedon me diplomatin gjerman për rezultatin e Procesit të Berlinit dhe dialogun