Humbja ndaj Interit, Arteta: “Ne dominuam një ekip që është një nga më të mirët në Evropë në stadiumin e tyre”

Mikel Arteta këmbëngul se Arsenali nuk ka nevojë për t’u shqetësuar pavarësisht humbjes 1-0 ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Topçinjtë janë gjithashtu pa fitore në tre ndeshjet e fundit në Premier League.

“Sigurisht që me numrin e rasteve që krijuam ne duhet të kishim shënuar dhe kjo varet nga ne,” pranoi Arteta.

“Sidoqoftë mënyra se si luajti skuadra, ishte e mirë. Niveli i intensitetit, niveli i cilësisë, si arritëm në kuadrat dhe si dominuam një ekip që është një nga më të mirët në Evropë në stadiumin e tyre.

“Jam shumë krenar për skuadrën time, nëse luajmë kundër Chelseat si kundër Interit, ne mund të fitojmë”, përfundoi ai. /GazetaBlic Sport

Read Previous

Sallahu: Funksionalizimi i Gjykatës Komerciale, mundësi për të rritur efikasitetin dhe besueshmërinë

Read Next

​Shitjet me pakicë në Eurozonë rriten për të tretin muaj radhazi