Hoxhaj: Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Rusia dhe Serbia po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës në Ballkan.

Këtë reagim, Hoxhaj e bëri pas shkrimit të gazetarit Tim Judah, në gazetën prestigjioze “The Economics” ku flitej për shtimin e armatimit nga ushtria serbe, duke e rritur kështu edhe buxhetin për ushtrinë për më shumë se 70 për qind.

Hoxhaj përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se Rusia e Serbia kthimin e historisë së dhunës po e bëjnë përmes anëtarit serb të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik.

“Rusia dhe Serbia përmes përfaqësuesit të tyre Dodik po kërkojnë kthimin e historisë së dhunës! Kjo është pasoja e garës së armatimit në Ballkan! Blerja e armëve nga Serbia dhe Republika Serbe në Bosnjë  duke krijuar ushtrinë e saj do të zëvendësojë bashkëpunimin e dobët rajonal me konfrontim të fortë!”, shkruan Hoxhaj. /Telegrafi/

Read Previous

Infektologu Tolaj: Qesharake vendimi për mbajtjen e maskës në ambient të hapur

Read Next

Kryeministri Kurti e ministri Peci në konferencë për media, s’dihet pse!