Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka kritikuar qeverinë Kurti për mospjesëmarrje në Samitin botëror.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se sot dhe dje, 2500 delegatë nga 200 vende të botës janë mbledhur në Samitin e OKB-së për Klimën (UNCCC, COP26) në Glasgou.
“Askush nga Kosova nuk është aty! Askush nuk ka bërë kërkesë zyrtare për pjesëmarrje nga Qeveria e Kosovës! A ka ndonjë aktivist të kësaj kauze, profesionistë të fushës apo gazetarë?!”, ka shkruar Hoxhaj.