Hoxha: “Inspektorët po vëzhgojnë nga afër dasmat”

Pas lirimit të masave anti covid rreth 1 muaj më parë janë lejuar edhe organizimi i dasmave.  Nga Ministria e Shëndetësisë, me datë 14 Korrik kishin bërë të ditur se lejohen grumbullimet në hapësira të mbyllura me kufizimin e shfrytëzimit të 50% të kapaciteteve të hapësirës. Nga kjo masë lehtësuese pronarët e lokaleve që organizojnë evente të ndryshme filluan menjëherë të bëjnë rezervimin e eventeve në raport me kërkesat e klientëve. Mirëpo është pak shqetësuese nëse janë duke u respektuar të gjitha masat anti covid të lejuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës së organizimit të dasmave. Drejtori i inpsektoriatit në Gjakovë, Fazli Hoxha është shprehur se ne si drejtori i kemi vëzhguar nga afër organizimet dhe nuk kemi hasur në ndonjë parregullsi ndaj respektimit të masave anti covid.

Hoxha apeloi tek të gjithë qytetarët, pranorët e restauranteve që të respektohen masat anti covid duke qenë se numri i të infektuarve po rritet dhe shumëçka është në duar të vet qytetarëve.

Read Previous

Kërkohet përmirësim i kushteve të trafikut urban

Read Next

48 raste të reja me COVID-19 në Kosovë