Hovenier nderon kujtimin e heroit Afrim Bunjaku dhe kërkon përgjegjësi për krimin në Banjskë

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, ka bërë homazhe sot tek varri i heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku.

Hovenier në një postim në “X” ka thënë se ShBA pret që të përfshirët në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi.

“Sot u bashkova me Qeverinë e Kosovës dhe kolegët diplomatikë për të nderuar kujtimin e oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në detyrë gjatë sulmit në Banjskë, një vit më parë sot.

Shtetet e Bashkuara ripërsëritin thirrjen e saj, dhe është pritja jonë që autorët dhe të gjithë ata që ishin të përfshirë në atë krim të tmerrshëm të mbajnë përgjegjësi të plotë”, ka shkruar Hovenier. /Telegrafi/

Read Previous

Kurti: Evropa ka rrëzuar mure, s’është në rregull të insistohet në mbajtjen e Urës së Ibrit mbyllur

Read Next

Joshua i vendosur: Humbja ndaj Dubois nuk shënon fundin e karrierës sime