“Home Care” ofron shërbime shëndetësore falas për njerëzit në nevojë

Shërbime të ndryshme si vizitat e rregullta, matja e tensionit, dhënja e injeksioneve, matja e temperaturës, ndërrimi I fashove e shumë punw të tjera po ofrojnë një ekip mobil që është duke punuar tash e disa vite falas për disa njerëz në nevojë.54 pacientë të rregullt të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian të lagjes “Ali Ibra” marrin shërbime të ndryshme cdo ditë nga një ekip ndërsa një ekip tjetër punon nëpër fshatra të ndryshme aty ku ka nevojë.

Ekipet e përbëra nga infermieret tregojnë që ofrojnë shërbime edhe jasht listave të përfituesve, në çdo familje që në këtë lagje ka nevojë për ndihmë ato e japin pa ngurrim.https://www.syri-vision.tv/

Një ndër familjet që kanë përfituar është edhe familja e Misin Sofres, këtu në këtë shtëpi ekipi i infermiereve vjen cdo ditë për të shikuar gjendjën shëndetësore të Misinit dhe të bashkëshortes së tij, në këto ditë me temperatura të larta ata patën ankesa të ndryshmë ku ekipi u mundua të ju ofrojë ndihmën e nevojshme.https://www.syri-vision.tv/

Familjet përfituese janë jashtëzakonishtë të kënaqur me punën e ekipeve, dhe shpresojnë që kjo ndihmë të vazhdojë.

Read Previous

Mos mbajtja e helmetës sanksionohet me ligj

Read Next

Paralajmëron Fauci rreth përhapjes së variantit Delta të virusit