Homazhe për 8 dëshmorët e fshatit Kralan

Më 3 prill 1999 në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës, gjatë luftimeve me forcat serbe, ranë dëshmorë 8 luftëtarë të këtij fshati. Homazhe kanë bërë edhe përfaqësues të lëvizjes Vetëvendosje të prirë nga deputeti Agon Batusha e të cilët thanë se kujtimi për të rënët do të mbetet i përhershëm. Ndërsa veterani i UÇK-së Gjeneral Lahi Brahimaj me këtë rast vlerësoi lart kontributin e tyre për lirinë që e gëzojmë sot.

E komandanti i kësaj zone, Gani Shabanaj, theksoi se kjo zonë ishte mobilizuar me kohë pasi ka qenë shumë i sulmuar nga pushtuesi.

Ali Ahmetaj, babai i dëshmorit Blerim Ahmetaj, thekson se dhimbja për të gjithë familjarët është e madhe, por ky ishte çmimi që duhej ta paguanin për të qenë ne të lirë sot.

Njëherësh sot është edhe dita e shkollës “8 dëshmorët” në fshatin Kralan, por që për shkak të pandemisë nuk u zhvillua ndonjë aktivitet.

Read Previous

​Nëse nuk tërhiqet projektligji për zgjedhje, LDK nuk ia bënë kuorumin Vjosa Osmanit

Read Next

Mbahet intro ekspozita “Lirindja” e Gurakuq Dobrunës