Holanda, një “klasike” me Gjermaninë, Anglia pret në shtëpi Finlandën

Creator: Heiko Becker | Credit: REUTERS

Në Crujiff Arena të Amsterdamit luhet përballja më interesante e kësa të marte në Ligën e Kombeve, ku në fushë zbresin Holanda e Gjermania. Një përballje luksi mes këtyre dy skuadrave ose një klasike në llojin e vet, ku forma pozitive premton spektakël.

Të dyja me nga 3 pikë, pasi bënë mjaft mirë në duelin e parë, ku secila shënoi nga 5 gola, duke argëtuar tifozët. Tulipanët fitoren e fundit ndaj panzerave e kanë në 2019-ën në kualifikueset e kampionatit evropian, ndërsa në anën tjetër gjermanët në përballjen e fundit mes tyre, një miqësore e luajtur në mars të këtij viti.

Në të njëjtin grup të Ligës A, Hungaria pret Bosnje Hercegovinën, dy skuadra të cilat kanë diferenca të dukshme me Holandën e Gjermaninë, gjë që e konfimuar në sfidën e parë. Nations League vijon dhe me përballje të tjera në ligat B, C dhe D. Krahas Shqipëri-Gjeorgji, luhen dhe Ceki-Ukrainë, Angli-Finlandë dhe Irlandë-Greqi.

Në ligën C Letoni-Ishujt Faroe dhe Maqedoni e Veriut-Armeni, ndërsa në D Andorra-Malta. /Euronews.al/

Read Previous

Muzeu Kombëtar i Arsimit në Korçë, më i vizituari këto ditë nga turistët e huaj

Read Next

Blinken takim me zyrtarët e lartë në Londër, Ukraina qendër e diskutimeve