Historiku i konflikteve Indi – Pakistan

Që nga krijimi i tyre si shtete të Pavarura në vitin 1947, India dhe Pakistani kanë zhvilluar disa luftëra shumica prej të cilave janë përqëndruar në Kashmir.

E para shpërtheu vetëm disa muaj pas ndarjes territorial , duke përfunduar me një armëpushim të ndërmjetësuar nga OKB-ja në vitin 1949 që ndau rajonin, por i la të dy kombet të kishin pretendimet e tyre territoriale mbi Kashmirin.

Në vitin 1965 India dhe Pakistani u përfshin sërisht në luftë së bashku pasi forcat pakistaneze kaluan në Kashmirin e administruar nga India, duke çuar në beteja të ashpra tokësore dhe ajrore.

Në vitin 1971, shpërtheu lufta në Pakistanin Lindor, ku India mbështeti forcat e pavarësisë, duke çuar përfundimisht në krijimin e Bangladeshit.

Konflikti i Kargilit i vitit 1999 pa trupat pakistaneze të infiltroheshin në Kashmirin e administruar nga India. Ky moment ishinte një moment kyç per historine e botes pasi ishte ipërplasja e parë midis rivalëve të armatosur me armë bërthamore.

Në vitet e fundit, tensionet u rritën pas sulmeve militante: India nisi “sulme kirurgjikale” në vitin 2016 pas sulmit te pakistanit qe la te vrare 19 ushtare Indiane . India kreu serisht sulme ajrore ndaj Pakistanit ne Balakot pasi Pakistani kishte vrare me shume se 40 ushtare Indian.

Ky pershakllezim i tensioneve ishite me i rrezikshmi qe nga Konflikti I Kargilit. Kashmiri, një rajon Himalian I cili ka një larmishmëri etnike është I famshëm për bukrinë e liqeneve, livadheve dhe maleve të mbuluara me bode.

Ne vitin 1947 Kashmiri zgjodhi ti bashkohej Indise ne kembim te ndihmes se saj kunder nje pushtimi te Fiseve nga Pakistani por lufterat e mevonshme sollen ndarjen e tij me territoret ku jetojne myslimanet qe kontrollohen nga India dhe pjesen tjeter nga Pakistani dhe nje tjeter pjese nga Kina.

Kjo ndarje ka sjelle vazhdimisht tensione mes Indise dhe Pakistanit qe kane pretendimet  etyre territoriale mbi Kashmirin./abcnews.al

Read Previous

FFK organizon kursin e radhës për Licencën A për trajnerë

Read Next

BE-ja do të ndalojë importin e gazit rus deri në fund të 2027-ës