Të gjithë qytetarët e Kosovës që për arsye të ndryshme kanë qenë të detyruar të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës mund ta rikthejnë atë përmes procedurave të lehtësuara, të shpejta dhe pa asnjë pagesë. Kështu ka deklaruar ministrja e punëve të jashtme Donika Gërvalla. Megjithatë, nga komuna e Gjakovës thanë se ende nuk kanë njoftim zyrtar për këtë procedurë.
Hiqet pagesa për rikthim të shtetësisë, komuna e Gjakovës ende s’ka informacione zyrtare