Hiqen testet dhe karantimi për shtetasit e Kosovës dhe të Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës që shkojnë në Shqipëri nuk kanë nevojë që kur të kthehen t’i paraqesin testet PCR e as të karantinohen për një javë. Një vendim të tillë e ka marrë edhe Qeveria e Shqipërisë.

Lajmin e ka konfirmuar ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

“Jo, as qytetarëve nga Republika e Shqipërisë e as qytetarëve nga Republika e Kosovës nuk do t’u kërkohet test në kufi”, ka thënë Minxhozi për Front Online.

Sipas Minxhozit, shtetasit e Kosovës që shkojnë në Shqipëri nuk obligohen për teste në kufi. “Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë apo i Republikës së Kosovës që kthehet në Kosovë nuk bënë test e as të karantinohet”, ka bërë të ditur ai.

Përndryshe, prej sot në Kosovë janë në fuqi masat e reja për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Read Previous

Angela Merkel mbështet bllokimin më të ashpër të Gjermanisë

Read Next

Vaksinat kineze dhe ruse në Shqipëri, Palmer: Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve