Hilmi Shala është zgjedhur drejtor i Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë përmes konkursit të hapur nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës. Shala grumbulloi 58 pikë në test dhe 29 pikë në intervistë.
Ai ka mbajtur pozitën si ushtrues detyre që nga shtatori i 2023, kur ishte shkarkuar ish-drejtori, Jeton Zarari.
Hilmi Shala ishte i vetmi kandidat që kaloi testin, sepse dy kandidatët e tjerë, Besart Gashi dhe Afrim Dervishi abstenuan në testin me shkrim. /tvsyrivision/