155 kamera të paligjshme janë çmontuar gjatë 24 orëve në Tiranë dhe 37 persona janë nën hetim.
Sipas njoftimit të policisë, aksioni i fundit është faza e nëntë e këtij plani operacional mbarëkombëtar.
Njoftimi i plotë:
“Gjatë kësaj faze, 37 shtetas janë vënë në hetim sepse kishin montuar këto kamera, në mënyrë të kundërligjshme.
Strukturat hetimore të Policisë së Tiranë, në bashkëpunim me komisariatet e policisë në varësi të saj, në zbatim të detyrave të përcaktuara në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Fijet”, i iniciuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, si dhe me mbështetjen e inteligjencës informative, për vendosjen e paautorizuar të disa kamerave, konkretisht në disa lagje të kryeqytetit, me qëllim sigurimin e informacioneve, për qëllime kriminale, si dhe për të monitoruar lëvizjet e Policisë, kanë organizuar punën për evidentimin dhe çmontimin e këtyre kamerave, identifikimin e pronarëve të tyre, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të qëllimit të përdorimit”. /Telegrafi/