Hendboll, Kosova U18 (F) mposhtet nga Egjipti

Hendbollistet e Kosovës U18 janë mposhtur nga Egjipti në kuadër të garës për plasman (21-24) në Kampionatin Botëror në Chuzhou të Kinës.

Kosova U18 pësoi me rezultat 29:22.

Dallimi u bë në pjesën e parë të cilën Egjipti e fitoi 14:8.

Më efikasja nga Kosova ishte Arjeta Imeraj me shtatë gola.

Gjashtë i shënoi Diona Dreshaj, ndërsa me tri gola takimin e përfundoi Orgesa Gola.

Të premten Kosova U18 do të luajë ndaj Nigerisë për vendin e 23-të.

Ndeshja e nesërme me Nigerinë është e fundit për Kosovën në Botërorin në Kinë.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Ndryshon himni i Ligës së Kampionëve

Read Next

Ministria e Shëndetësisë konfirmon dorëheqjen e Naser Ramadanit