Gjatë ditës së sotme rreth orës 17:50 është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka hedhur lëndë djegëse në veturat e policisë.
Veturat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë.
Lajmin për mediumin Syri e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hudhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.