Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se miratimi i koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i hapë rrugë luftës kundër korrupsionit dhe zhvillimit ekonomik.
Haxhiu ka thënë se baza aktuale nuk ka qenë efikase në luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Ka qenë alarm për qeverinë tonë në mënyrë që të luftohet korrupsioni dhe ti hapet rruga zhvillimit ekonomik të vendit. Ky projektligj hap rrugën është themelim i një institucioni. Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat që kemi para vetës dhe kjo do të jetë e mundur nëse punojmë me nder dhe profesionalizëm”, tha Haxhi në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë.
Ekzekutivi në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme./EO