Haxhiu: Kemi bërë ndryshime në kodin penal, do të ashpërsohen dënimet për dhunën në familje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se që nga muaji janar i 2023-ës janë raportuar rreth 2 mijë raste të dhunës në familje.

Haxhiu, ka vlerësuar se numri i rasteve është edhe më i madh.

Por që sipas saj, “mungon raportimi shkak i mungesës së besimit në institucione dhe rrethanave të tjera”.

“Gjatë periudhës nga janari deri tani konsiderohet se janë rreth 2 mijë raste të dhunës të cilat janë të raportuara, ne si institucione po punojmë që secili rast i dhunës të raportohet pra edhe përkundër faktit që statistikat janë të larta unë konsideroj që ka ende rast që nuk po raportohen për shkak të mungesës së besimit në institucione apo arsyeve dhe rrethanave të tjera”.

Ndërsa, potencoi se ministria e Drejtësisë ka bërë ndryshime në Kodin Penal.

“Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve që i ka bërë në Kodin Penal të Republikës së Kosovës ka ashpërsuar dënimet për vepra penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale”, deklaroi ajo.

Tutje Haxhiu, sqaroi se dënimet për dhunën në familje dhe dhunën seksuale do të ashpërsohen, ku kushdo që shpallet fajtor për këto vepra, do të marrë dënimin plotësues.

“Në këtë rast pas ndryshimeve që kemi bërë kushdo që shpallet fajtorë për veprën penale të dhunës në familje dhe dhunës seksuale do ta merr edhe dënimin plotësues që do t’i pamundësohet punësimi në institucionet publike dhe në anën tjetër kandidimi në pozita publike nëse në nivelin lokal apo në nivelin qendror”, tha Haxhiu. /Albanianpost.com

Read Previous

Dëshmitarët në Hagë nga java e ardhshme do të paraqiten pa masa mbrojtëse

Read Next

SHBA: Do të ndalojmë vizat për izraelitët që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor