Haxhibeqiri: Të gjithë ngapak fajtorë për cilësinë e dobët në arsim

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” radhitet i 3.027-i në ranglistën prestigjioze “Webometrics”, ku rangohen të gjitha universitetet botërore për cilësi. E kjo pozitë i mjafton UP-së që të jetë institucioni arsimor i dytë më i dobët nga ato publike në rajon.

Një rënditje e tillë nu ki ka pëlqyer aspak ish profesorit universitar Qamil Haxhibeqiri i cili disa vite ishte pjesë e këtij universiteti.

Profesori gjithashtu liston edhe disa nga arsyet që mund ta kenë dërguar këtë rangim, por gjithsesiduke shprehur edhe opinionin e tij se edukimi duhet të fillojë nga familja.

Kujtojmë se në vitin 2019, UP-ja kishte shënuar ngritje rekorde, duke u renditur në vendin e 1471-të në botë, por në vitet e fundit ka pësuar rënie të dukshme ndërkaq kësaj rangliste i prin Universiteti i Harvardit.

Read Previous

Pjesa e parë mbyllet me spektakël në “Emirates Stadium”, Arsenal kryeson ndaj Manchester United

Read Next

Muzeu mbretëror jordanez i makinave, një udhëtim nëpër histori