Haxhi 2025 me pjesëmarrjen më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite ka shënuar pjesëmarrjen më të ulët në gati tri dekada, duke përjashtuar periudhën e pandemisë COVID-19.

Sipas Ministrisë së Haxhit në Arabinë Saudite, pelegrinazhi vjetor islamik tërhoqi vetëm 1 milion e 673 mijë e 230 pelegrinë, shumica nga jashtë vendit. Këto të dhëna u publikuan të enjten përmes një postimi në platformën sociale X.

Autoritetet saudite nuk kanë dhënë ndonjë shpjegim për këtë rënie të theksuar të pjesëmarrjes.

Krahasuar me një vit më parë, numri i pelegrinëve është ulur për rreth 160 mijë, ndërsa është dukshëm më i ulët se vitet para pandemisë, kur pjesëmarrja kalonte rregullisht mbi 2 milionë.

Në vitin 2012 ishte regjistruar një numër rekord, me mbi 3.16 milionë pjesëmarrës në Haxh.

Gjatë viteve 2020–2022, Mbretëria zhvilloi Haxhin në mënyrë të reduktuar për shkak të pandemisë, duke kufizuar rëndë numrin e pelegrinëve dhe duke lejuar vetëm një pjesë të vogël të besimtarëve të merrnin pjesë./Sinjali

Read Previous

Gjyqtari bllokon vendimin e Trumpit për studentët e huaj të Harvardit

Read Next

Zelensky: Rusia bombardoi pothuajse çdo qytet ukrainas me mbi 400 dronë dhe raketa