I aktivizuar si titullar në ndeshjen e fundit ndaj Arsenal, mbrojtësi anglez i Manchester United, Harry Maguire, shpreson që klubi t’i rinovojë kontratën, e cila i skadon në fund të këtij sezoni.
31-vjeçari, i cili iu bashkua klubit nga Leicester në vitin 2019, këtë sezon ka luajtur 11 herë për klubin. Ndërkohë që, më herët, ai humbi tetë javë për shkak të një dëmtimi në këmbë.
Mësohet se Manchester United ka opsionin për të zgjatur edhe me një vit të marrëveshjen me Harry Maguire, që prej kohësh ka përfunduar si lojtar rezervë. Ai shpreson se trajneri i ri Ruben Amorim ta aktivizojë më shumë. /Telesport.al/