Haradinaj: Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 102 shqiptarët e ekzekutuar në masakren e Qyshkut, Zahaqit e Llabjanit.

Haradinaj ka kujtuar edhe eprorët e kësaj ane të rënë në beteja të ndryshme të UÇK-së. 

“Sot, në këtë përvjetor, kemi kujtuar e nderuar edhe eprorët e luftëtarët e kësaj ane, të rënë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skender Çeku nga Qyshku; Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani”, ka thënë Haradinaj. 

Tutje ai ka thënë se “ngjarje të dhimbshme, sikur masakra që përkujtuam sot, dëshmojnë për rrugën e vështirë deri në liri, njëkohësisht për dhimbjen e madhe që kaluam si popull”.

“Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen. Drejtësia duhet të vendoset sa më parë. I përjetshëm kujtimi për të rënët”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /RTK/

Read Previous

Sijarto takon Bislimin: Stabiliteti dhe siguria e Ballkanit Perëndimor, interesi kombëtar i Hungarisë

Read Next

Sulmet ruse në Ukrainë, OKB: Situata në Kharkiv është e tmerrshme