Haradinaj: I pikëlluar pas termetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i pikëlluar pas tërmetit ku vdiqën mbi 800 persona në Marok.

“I pikëlluar pas termetit shkatërrues i cili mori shumë jetë njerëzish në Maroko.

Kosova dhe populli i saj bashkëndjen me popullin dhe familjet marokene të cilat pësuan nga ky tërmet.

Lutemi që numri i viktimave të mbetet me kaq, ndërsa të lënduarëve ju urojmë shërim të shpejt!”, ka shkruar Haradinaj në një postim në “Facebook”.  /EO

Read Previous

Aksioni “Goditja”, Policia zbulon sasi floriri dhe para

Read Next

“Nuk ka qenë e lehtë që një femër të vishet me uniformë të Policisë në vitin 1999” – si i kujton ato vite njëra ndër policet e para të Kosovës?