Haradinaj apelon që Kuvendi të hartojë një Rezolutë ku kërkohet anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë dhe paralajmërimet për përshkallëzim të mundshëm.

Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Haradinaj, Kuvendi i Kosovës, mund të merr dy-tre vendime të shpejta për ta ndihmuar Kosovën në një situatë ku rrezikohemi.

“Çështja e sigurisë është serioze në Kosovë e në rajon”, tha ai.

Parlamenti, sipas Haradinajt, mundë të aprovojë një rezolutë, përmes së cilës të kërkojë Qeverisë së Kosovës anëtarësimin direkt në NATO.

“Jo në Partneritet për Paqe, por anëtarësim direkt në NATO”.

Sipas Haradinajt duhet të krijohet edhe një Komision Parlamentar për NATO.

“Dhe njëkohësisht të kemi një agjendë parlamentare për t’i bindur vendet skeptike në NATO që të ecim përpara”. /Albanianpost.com

Read Previous

Gjermani/ Qindra policë kryejnë bastisje në shtëpitë e anëtarëve dhe mbështetësve të Hamasit

Read Next

Rama: Dita e Alfabetit do jetë festë kombëtare në Shqipëri, të njëjtën gjë i sugjeroj dhe Osmanit