Edhe një klinikë shëndetësore është hapur në qytetin e Gjakovës. Bëhet fjalë për Poliklinikën MEDICA ku përveç kardiologjisë dhe gastroentroepatologjisë, pacientët mund të marrin edhe shërbime të tjera. Një ambient i duhur e komod për gjithë ata që kanë nevojë për trajtime të ndryshme. Dr. Luan Pazhari tha se është një poliklinikë e duhur për Gjakovën.
Një tjetër drejtim që nuk kishte në Gjakovë është edhe patologjia. E për këtë Dr. Drita Pazhari tha se qytetarët nuk kanë nevojë më të udhëtojnë larg që të trajtohen sepse një shërbim i tillë do ju ofrohet në Gjakovë.
Bashkëpunëtorët dhe kolegët e vlerësuan hapjen e kësaj poliklinike. Përmes paisjeve të sofistikuara të teknologjisë së fundit pacientët do të trajtohen në mënyrë profesionale nga stafi mjekësor i këtushëm.