“Shpia e Agës”, filmi i parë për këtë vit u shfaq në parkun kulturor ‘’ALI PODRIMJA’’. Është edicioni i 5-të me radhë që po mbahet në komunën e Gjakovës. Bashkëthemeluesit e këtij edicioni janë shprehur se gjatë gjithë verës do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore.
Mbrëmje të tilla janë shumë të pëlqyera nga qytetarët sepse të njëjtit kanë nevojë për aktivitete të kësaj natyre sidomos kur ato organizohen në ambient të hapur.
Tashmë ky park kulturor do të qëndroj i hapur gjatë gjithë verës.