Hapet palestra e re e Boksit dhe Muaythait “Sport Center”

Gjakovës i është shtuar edhe një qendër sportive nga sot “Sport Center” është vendi ku të rinjtë do të mund të ushtrojnë sportin e boksit dhe muaythai. I pranishëm në këtë event ishte edhe kryetari i komunës Ardian Gjini i cili tha se investime të tilla nuk duhet të mungojnë asnjëherë.

Se të investuarit në sport është investim direkt në të ardhmen thanë dhe  Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport, Saranda Hyseni e Syl Voca, nënkryetar i Federatës së Boksit të Kosovës.

E kryetari i klubit “Sport Center” tregon,  se nevoja për një qendër më të madhe erdhi pas interesimit të madh të të rinjve.

Ky klub është themeluar në vitin 2009. Këtu do të mund të stërviten të gjitha grupmoshat të të dy gjinive duke filluar nga mosha 6 vjeçare nga trajnerë profesionistë.

Read Previous

Qkmf vazhdon të kryejë testimet serologjike dhe rapide

Read Next

​Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së ankohet për nxjerrjen e materialeve: Është i copëzuar dhe jo i dobishëm