Hapet konkursi për pranimin e 840 ushtarëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se sot është hapur konkursi për rekrutimin e 840 ushtarëve të rinj në FSK.

Mehaj në një konferencë për media, ka thënë se ky është konkursi për rekrutimin e numrit më të madh të ushtarëve.

“Sot zyrtarisht shpallim konkursin për pranimin e 840 ushtarëve të rinj të FSK-së. Ky është konkursi për pranimin e numrit më të madh të ushtarëve të FSK-së deri më tani dhe i ftoj të gjithë të rinjtë që të aplikojnë”.

“Ministria e Mbrojtjes garanton proces fer e transparent. Do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve”, ka thënë Mehaj.

/KlanKosova/

Read Previous

Haradinaj: Reforma në drejtësi duhet të jetë në partneritet me SHBA dhe BE

Read Next

Albulena Haxhiu i reagon Abelard Tahirit për Vettingun: Është për keqardhje që ishe ministër