Edhe në kushte pandemie, kryesia e klubit letrar “Gjon Nikollë Kazazi” po bën përgatitjet e duhura për të realizuar traditën e Mitingut të poezisë, sivjet i 57-ti me radhë. Kryesia e klubit vendosi hapjen e konkursit në afat prej 30 ditësh. Nga data 5 prill deri më 5 maj.
Të interesuarit për pjesëmarrje në konkurs duhet të dërgojnë nga tre ekzemplarë të librit konkurues.
Njëkohësisht në mitingun e poezisë edhe sivjet do të ndahen çmimet: “Ali Podrimja”, “Nënë Tereza” dhe “Yllka Domi”.
Hapet konkursi për Mitingun e Poezisë