Hapet dyqani i ri i bamirësisë nga YMCA

Organizata YMCA ka bërë hapjen e dyqanit të ri të bamirësisë, i cili mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë. Hapjen e dyqanit e bëri ambasadori i BE në Kosovë, Tomas Szynyog, kryetari i komunës Ardian Gjini bashkë me drejtoreshën ekzekutive të organizatës YMCA, Dorina Lluka Davies.https://www.syri-vision.tv/

Me këtë rast ambasadori Szynyog tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për shoqërinë kosovare.

Kryetari i komunës Ardian Gjini në fjalën e tij tha se është më se i lumtur për bashkëpunimin që kanë me zyrën e BE-së.

Më pas të pranishmit vazhduan tek shporta recikluese ku të gjithë qytetarët kanë mundësi të dhurojnë rroba dhe këpucë që nuk i përdorin. Robat mblidhen dhe pastaj vendosen në dyqan për tu shitur.https://www.syri-vision.tv/

Ky projekt synim kryesor ka promovimin e reciklimit si dhe punësimin  e të  rinjëve dhe të rejave.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

Kryqi i Kuq në Gjakovë vazhdon të jetë dega më e suksesshme në Kosovë

Read Next

Opozita kundërshton zgjedhjen e Komisionerit për Informim dhe Privatësi