Kryqi i Kuq në Gjakovë vazhdon të jetë dega më e suksesshme në Kosovë

Rreth 70 vullnetarë të organizatës Kryqi I kuq dega në Gjakovë u bënë bashkë në kuadër të projektit “Fuqizimi I vullnetarizmit” I cili ka për qëllim promovimin e punës vullnetare dhe njëherësh fuqizimin e rinisë gjakovare nëpërmjet vullnetarizmit

Kryqi i Kuq synon të nxisë gjithë qytetarët për angazhimin vullnetar, por jo vetëm më kaq të rinjët po kontribojnë edhe në procesin e vaksinimit.https://www.syri-vision.tv/

Ata që kanë vite që janë pjesë e kryqit të kuq dhe vazhdojnë të japin kontributin e tyre janë vullnetarët të cilët thanë se të ndihmosh pa asnjë interes është ndjenjë shumë e mirë.

Në këtë takim mes tjerash u tha se benifitet janë të shumta që i sjellë puna vullnetare për të gjithë të rinjtë që japin kontributin e tyre. Pavarësisht sfidave projektet nuk kanë munguar dhe se falë rezultateve kryqi i kuq në Gjakovë vazhdon të jetë dega më e sukseshme në Kosovë.https://www.syri-vision.tv/

Read Previous

A duhet të vaksinohen personat që kanë kaluar COVID-19?

Read Next

Hapet dyqani i ri i bamirësisë nga YMCA