Sot të pasurit një makinë është domosdoshmëri. Padyshim të gjithë do të donim një vend ku mund të gjejmë një makinë të sigurtë, dhe cilësore. Këto kualitete i ofron Auto Salloni Kena. I sapo hapur në Planqor të Gjakovës, këtu gjeni të gjitha llojet e makinave, të brendeve më të njohura botërore, si Mercedes, BMW, Lambourghini, Porche e të tjera. Në hapjen e këtij autosalloni ishte edhe ekipi ynë, ku dhe u informuam më tepër mbi atë se cka ofrojnë këtu.
Investimi në kohë pandemie është bërë i vështirë për të gjithë. Mirëpo pasioni i madh për makinat dhe dëshira për të investuar në vendlindje kanë bërë që Kened Frrokaj të sjell dicka më ndryshe për qytetin e Gjakovës.
Makinat e ekspozuara e të përzgjedhura posaqërisht për këtë Auto Sallon bien lehtë në sytë e vizitorëve me vecantitë që posedojnë. Mysafirët thonë se një vend i tillë i ka munguar qytetit.
Nga modelet më të fundit e deri tek ato klasiket,komode, familjare e sportive të gjithë adhuruesit e makinave mund ta gjejnë veten tek Auto Salloni Kena.